LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Komunës së Gostivarit ju rihoqën kompetencat e arsimit

Taravari: Komunës së Gostivarit ju rihoqën kompetencat e arsimit

Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari nëpërmjet “Facebook” reagoi se sot, Komuna e Gostivarit për herë të dytë mbeti pa kompetencat në arsim.

Taravari thotë se ky vendim ka ardhur nga pushteti qendror apo nga BDI dhe LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Duhet të theksoj se nga ana e qytetit tonë, me gjithë kushtet e vështira nuk ka asnjë shkelje që të çojë deri te ky vendim flagrant”, shkruan Taravari duke akuzuar qeverinë se në vend se të merret me hetimet urgjente për rastin e tmerrshëm ku humbën jetën 15 persona, i jep Gostivarit goditjen e radhës.

Ai shton se nëse qëllimi i kësaj qeveria është të zhdukë Gostivarin nga lista duke i degdisur njerëzit e tij larg nëpër botë ose, siç thotë kreu i Komunës, aq afër sa të bëjnë aksidente rrugës dhe të mos vijnë të gjallë në shtëpi, atëherë ky vendim i paprecedent ka kuptim.

“Por nëse kjo qeveri e do Gostivarin njësoj si Shkupin apo Shtipin, duhet të ndalojë menjëherë sjelljen absolutisht totalitare në Gostivar”, shkruan Tarvari duke kërkuar vëmendje personale të kryeministrit Zaev për këtë rast.

“Por,kini kujdes! 100 bien 1000 ngrihen! Kemi dëshmuar historikisht se nuk mposhtemi lehtë! Mos harroni se si unë ashtu edhe çdo gostivaras i ndershëm, nga këtu e në të gjithë botën, do bëj të pamundurën deri në flijim për qytetin tonë”, shkruan në fund kreu i komunës, Arben Taravari.

Vjet në shkurt, ministria e Arsimi i mori kompetencat kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari për të emëruar dhe shkarkojë drejtorë në shkollat e mesme dhe fillore ndërsa arsyeja për këtë ishte thënë për shkak mosrespektimit të procedurës ligjore. Kompetencat u rikthyen në nëntor, me çka edhe nisi ndërrimi i pozitave udhëheqëse në shkolla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori