LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon DJ për turneun botëror, por këngëtari ka edhe disa kushte

Gashi kërkon DJ për turneun botëror, por këngëtari ka edhe disa kushte

Labinot Gashi i njohur më mirë me nofkën G4shi, tashmë dita ditës po bëhet emër i njohur i skenës muzikore botërore.

Këngëtari shqiptar është duke shijuar suksesin e këngës më të re, “My Year”, të cilën ditë më parë e ka promovuar edhe tek një ndër emisionet më të shikuara në SHBA, “Late Night Show” të Jimmy Fallonit.


E hip-hop artisti duket se do të fillojë edhe një turne botëror të muzikës dhe po kërkon bashkëpunëtor në këtë aspekt. Në fakt, ai po kërkon një DJ dhe ka disa kushte që duhet plotësuar cilido që aplikon për këtë pozitë të lirë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit, ku e ndjekin mbi 887 persona dhe biznese të ndryshme.

“Nëse je një DJ i ri dhe dëshiron të bashkoheni me mua në turne në botë atëherë etiketoni vetën në postimin tim të fundit”, ka shkruar artisti.

Clinton i pranishëm në ndejën për dëgjimin e albumit të G4shit, ai e falënderon që i ndihmoi Kosovës
Lexo po ashtu Clinton i pranishëm në ndejën për dëgjimin e albumit të G4shit, ai e falënderon që i ndihmoi Kosovës

Ai mes të tjerash ka renditur edhe kushtet duke thënë se “Duhet të jetë një DJ aktual. Duhet të jetë në kohë. Duhet të jetë i uritur. Duhet të mos i ikin fluturimet. Duhet të vishet bukur. Duhet të jetë i respektueshëm dhe unë nuk jam babai juaj, jam një artist kështu që mos pritni që të jem dado juaj”, ka shkruar Labinoti në rrjetet sociale.

Ndryshe, Gashi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori