Liga e Kampionëve është kthyer: Gjithçka që duhet të dini për katër ndeshjet e kësaj jave, nga transferimet te largimet dhe mungesat nga lëndimet
Dy muaj kanë kaluar prej se është hedhur shorti i 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku gara më e madhe në Evropë, kthehet pas po aq muajsh pushim.
Në javën e parë janë katër ndeshje, dy të martën dhe dy të mërkurën.
Manchester United luan me Paris Saint-Germain, ndërsa Ajax luan ndaj Real Madrid të martën.
Tottenham Hotspur përballet me Borussia Dortmund në Wembley dhe Roma e pret Porto të mërkurën.
Më poshtë mund ta gjeni një analizë për secilin çift të këtyre katër ndeshjeve që zhvillohen në këtë javë.
Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike që prej se në vend të Jose Mourinhos erdhi Ole Gunnar Solskjaer, i cili i ka dhënë ekipit ngritje dhe besim.
Që nga ardhja e tij, Devilët e Kuq kanë arritur të jenë të pamposhtur me tetë fitore dhe një barazim, me 23 gola të shënuar dhe gjashtë të pranuar, duke e përmbysur diferencën prej 11-pikëve me Chelsea dhe tani janë në vend të katërt në Ligën Premier.
Paul Pogba ka shënuar tetë gola dhe ka ndihmuar me pesë asistime, ndërsa Marouane Fellaini ëshë largua te klubi kinez, Shandong Luneng në janar.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain ende kryeson Ligue 1, me 10 pikë më shumë se sa Lille, ndërsa skuadra e Thomas Tuchel është eliminuar nga Coupe de la Ligue nga Guingamp.
Megjithatë, çështja kryesore e PSG është mungesa e Neymar dhe Edinson Cavani për shkak të lëndimeve pasi ata sigurt do të humbasin ndeshjen e parë.
Thomas Meunier gjithashtu do të humbasë ndeshjen në Old Trafford, ndërsa Adrien Rabiot mbetet i ‘pezulluar’ pas refuzimit të rinovimit të kontratës.
Nga ana tjetër, Marco Verratti kthehet nga lëndimet dhe Leandro Paredes është gati të zëvendësojë të munguarit në mesfushë për klubin francez.
Ka pasur edhe tjera lëvizje pasi Yacine Adli u bashkua me Bordeaux, dhe Timothy Weah e Jese Rodriguez u huazuan respektivisht te Celtic dhe Real Betis.
Një fitoren 3-0 ndaj Chievos u ka lejuar Romakëve të marrin frymë pak më lehtë pas tre ndeshjeve pa fitore të njëpasnjëshme, ku më e dhimbshme ishte ajo 7-1 me Fiorentinën në Kupën e Italisë.
Nicolari Zaniolo ka impresionuar gjatë gjithë sezonit dhe në ekipin e parë ka përmirësim tek lojtarët e rinj si Justin Kluivert, Cengiz Under dhe Patrik Schick.
Ndërkohë, një humbje në Taca da Liga kundër Sporting ka bërë që seria prej 18 fitoreve rresht Portos të mbyllet, me Benfican gjithashtu që janë ofruar në vetëm një pikë.
Pepe është rikthyer nga Besiktasi, ndërsa Fernando Andrade ka impresionuar kohët e fundit me aftësinë e tij për të shënuar gola nga stoli.
Viti 2019 ka bërë që Real Madridi të përmirësohet nga nisja e gjysma së sezonit, ndërsa në anën tjetër Ajax nuk ka arritur ta fillojë mirë vitin e ri kalendarik.
Ndeshjet e fundit në Eredivisie nuk janë të mira për klubin holandez, të cilët kanë psuar shumë gola edhe pse kanë një mbrojtës premtues si Matthijs de Ligt.
Ata barazuan 4-4 kundër Heerenveen , u shtypën 6-2 nga Feyenoord dhe humbën 1-0 në fundjavë kundër Heracles.
Ajax përfundoi fazën e grupeve të pamposhtur, me tre fitore dhe tre barazime, duke e sfiduar Bayern Munichun për vendin e parë në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
Frenkie de Jong o të largohet në verë nga Barcelona, ndërsa klubi nënshkroi me Lisandro Magallan nga Boca Juniors.
Nga ana tjetër, Real Madridi ka akumuluar 10 fitore, dy barazime dhe dy humbje, ku gjithashtu fitoi për të tretën herë radhazi Kamapionatin botëror për klube.
Te Los Blancos është rritur dukshëm Vinicius Junior që ka shënuan katër gola dhe ndihmuan në nëntë me 1,220 minuta të luajtur.
Reali nuk ka humbuar as në derbi me Barcelonën dhe Atletico Madridin.
Kiko Casilla u largua nga klubi për Leeds United, ndërsa Brahim Diaz erdhi nga Manchester City, por Vinicius dhe Sergio Reguilon mund të etiketoheshin si ‘blerjet e mëdha të ekipit”.
Anglezët kaluan edhe një afat kalimtar të qetë duke mos nënshkruar me asnjë lojtarë për herë të dytë me radhë.
Dy lojtarët më të mirë të tyre, Harry Kane dhe Dele Alli, janë lënduar dhe për shkak të lëndimeve nuk do të jenë gati për ndeshjen e së mërkurës.
Tottenham janë eliminuar nga Kupa Carabao dhe FA Kupa, por kanë arritur të ruajnë vendin e tretë në Ligën Premier.
Ndërkohë, Borussia Dortmund kryeson në Bundesligë, me pesë pikë më shumë se Bayern Munichu.
Mbrojtja është shqetësim për gjermanët pasi kanë pranuar shtatë gola në dy ndeshje, duke quar fillimisht dëm fitoren prej 3-0 ndaj Hoffenhaim, ku barazuan pastaj 3-3.
Ata u eliminuan edhe nga DFB-Pokal nga Werder Bremen, pas penalltive.
Marco Reus nuk luan në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi, ndërsa Dortmund ka arritur marrëveshje me Chelsean për largimin e Pulisic gjatë verës që po vjen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze