LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në një aksident trafiku reperi i njohur Cadet

Humb jetën në një aksident trafiku reperi i njohur Cadet

Një aksident automobilistik rrugës për në Staffordshire, ka qenë fatal për reperin e njohur, Cadet.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Blaine Johnson u nda nga jeta si shkas i plagëve të marra në këtë aksident.


Ai ishte duke udhëtuar drejt koncertit që do ta mbante për fansat e tij në Staffordshire.

Ishte familja e reperit ajo e cila ndau lajmin e hidhur për fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan BBC.

“Ne familja e Blaine Cameron Johnson të njohur ndryshe si Cadet do të dëshironim të ndanim lajmin e trishtuar që gjatë orëve të hershme të 9 shkurtit 2019, ai vdiq”.

Ndërkohë menaxhmenti i tij, në një prononcim për Radio 1 Newsbeat, kanë rrëfyer se 28-vjeçari nuk ishte vozitësi, por pasagjer në një taksi.

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital”, është thënë në deklaratën e policisë. /Telegrafi/