LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Përderisa Maqedonia fiton karrige në NATO, Mickoski përhap gënjeshtra

LSDM: Përderisa Maqedonia fiton karrige në NATO, Mickoski përhap gënjeshtra

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “përderisa Maqedonia e fiton karrigen në NATO, anti-perëndimori Hristijan Mickoski vazhdon me destruksione dhe manipulime”.

Nga LSDM thonë se Mickoski nuk arriti dhe nuk do të arrijë ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia nesër do të ulet në karrigen e saj në NATO, kjo është sukses për qytetarët, shtetin dhe humbje e fortë e Mickoskit dhe agjendës së tij anti-perëndimore”, thonë nga LSDM.


Sipas LSDM-së Mickoski le të mos kërkojë alibi për disfatën që e pret dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, të lira dhe demokratike.

“Në vend se të përhap të pavërteta, Mickoski të përgatitet për disfatë në zgjedhjet për kryetar shteti, le të përgatitet për disfatë në çfarë do zgjedhje”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori