LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ndeshja ndaj Lazios ishte e balancuar, dihej që do vendosej me penallti  

Spalletti: Ndeshja ndaj Lazios ishte e balancuar, dihej që do vendosej me penallti  
Simone Inzaghi - Luciano Spalletti (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti këmbëngul se ndeshja çerekfinale e Interit me Lazion në Kupën e Italisë ishte krejtësisht e balancuar dhe detyra e tij tani është që Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan të kthehen në rrugën e duhur.

Nerazzurrët arritën ta barazojnë rezultatin në minutat e fundit me anë të Mauro Icardit, pasi Lazio kaluan të parët në epërsi me anë të Ciro Immobile.

Fituesi u bë i ditur vetëm pas penalltive dhe ishte Lazio që kaloi tutje me shqiptarin Thomas Strakosha që ishte hero me dy pritje të penalltive.


“Ne filluam paksa të tensionuar, por loja filloi të zhvillohej, provuam në të gjitha mënyrat, por pastaj u bëra paksa i frenuar dhe kjo nuk funksionon kundër Lazios”, ka thënë fillimisht Spalletti i zemëruar për Rai Sport.

Thomas Strakosha ishte më meritori për kalimin tutje të Lazios (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Neve na mungonte njëfarë mprehtësie në pasimet tona, kur Lazio na prite në fushën e tyre”.

“Ne kishim për të lëvizur nga e djathta në të majtë dhe prapa, përndryshe ata kishin pesë mbrojtës prapa topit. Ju kurrë nuk mund t’i ndëshkoni pa e bërë këtë”.

“Dukej se ishte një lojë tërësisht e balancuar dhe mund të vendosej vetëm nga penalltitë”.

“Duhet të kthejmë Perisic në rrugën e duhur, por edhe Nainggolan, pasi kishte lëndime, pengesa dhe çështje të ndryshme. Ai ka nevojë për kohë në fushë dhe durim”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjendja fizike e Rooneyt është e tmerrshme, por klasi i tij mbetet duke shënuar një gol spektakolar

Gjendja fizike e Rooneyt është e tmerrshme, por klasi i tij mbetet duke shënuar një gol spektakolar

Premier League
Kalo në kategori