LAJMI I FUNDIT:

Petit: James Rodriguez, zëvendësuesi ideal i Ramseyt

Petit: James Rodriguez, zëvendësuesi ideal i Ramseyt
James Rodriguez (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, i ka kërkuar klubit të tij të vjetër të tentojë transferimin e yllit të Real Madridit, James Rodriguez, si zëvendësues për Aaron Ramsey.

Ramsey kohëve të fundit kishte testet e tij mjekësore me Juventusin përpara një transferimi gjatë verës, por Petit mendon se po bën një gabim dhe beson se Arsenali duhet të kishte bërë më shumë për ta mbajtur atë.


“Unë nuk dua të jem negativ por sinqerisht nuk e di pse ai po shkon te Juventusi”, ka thënë fillimisht Petit për The Mirror.

James Rodriguez mund të kthehet te Real Madridit, thotë babai i tij
Lexo po ashtu James Rodriguez mund të kthehet te Real Madridit, thotë babai i tij

“Serie A? Nuk është si Liga Premier. Liga Premier është më e mira në botë, është kampionati më garues”.

James nuk po kalon kohë të mira në huazimin e tij te Bayern Munichu

“Ju e shihni çdo vit nga tri apo katër ekipe që luftojnë për titull. Ju nuk e shihni atë në Itali, Spanjë, Francë apo diku tjetër dhe për këtë mendoj se ai është duke bërë gabim”.

“Unë e kam njohur James Rodriguez që nga koha kur luajti për Monacon dhe mendoj se ai është një mesfushor shumë i mirë sulmues”.

Arsenali dhe Bayern në bisedime për shkëmbimin Ozil – James Rodriguez
Lexo po ashtu Arsenali dhe Bayern në bisedime për shkëmbimin Ozil – James Rodriguez

“Besoj se ai është një numër dhjetë i duhur, e pëlqej atë në mes të fushës teska kontrollon ndeshjen”.

“Ai e ka këtë cilësi – është një përzierje e [Cesc] Fabregas dhe Iscos – dhe unë mendoj se ai do të jetë një nënshkrim shumë i mirë për Arsenalin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori