LAJMI I FUNDIT:

Dembele do të mungojë dy javë pas lëndimit ndaj Leganes

Dembele do të mungojë dy javë pas lëndimit ndaj Leganes
Ousmane Dembele (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona fitoi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në La Liga, një nga më të mirë në këtë ndeshje ishte Ousmane Dembele.

Francezi shënoi golin e parë në takim, bëri një paraqitje fantastike, por fatkeqësisht lëshoi fushën më herët për shkak të lëndimit.


Lojtari është lënduar në kyçin e këmbës së majtë dhe tani Barça ka konfirmuar lëndimin e tij, duke njoftuar tifozët se lojtari do të jetë jashtë fushës për 15 ditë.

Ousmane Dembele duke marrë trajtimin nga mjekët e skuadrës (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje, përkundër së sezoni i tij u përcoll me disa probleme me trajnerin Ernesto Valverde.

Ndal Leganes ishte ndeshja e tij e 50 me fanellën e klubit katalunas që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në verën e 2017 për 105 milionë euro, plus 40 milionë në formë të bonuseve.

Valverde: Klubi po punon për nënshkrimin e një sulmuesi të ri
Lexo po ashtu Valverde: Klubi po punon për nënshkrimin e një sulmuesi të ri

Mungesa e Dembeles është një lajm i mirë për Philippe Coutinhon, që tani do të ketë më shumë hapësirë në skuadër.

Lojtari kështu do të mungojë në dy ndeshjet e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas dhe atë ndaj Gironas në La Liga. /Telegrafi/