LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen shumat dhe klauzolat rreth transferimit të Higuainit te Chelsea

Zbulohen shumat dhe klauzolat rreth transferimit të Higuainit te Chelsea
Sarri dhe Higuain kanë pasur një marrëdhënie të veçantë te Napoli

Janë shpalosur më shumë detaje nga marrëveshja e Chelseat me Juventusin për Gonzalo Higuainin.

Tashmë transferimi i super sulmuesit argjentinas drejt Ligës Premier ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.

Ai kaloi te Milani gjatë verës për një shumë prej 18 milionë eurosh me opsion për ta blerë për 36 milionë euro të tjera.


Gonzalo Higuain në duel me Dennis Praet (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kjo marrëveshje dot ë ndërpritet më herët dhe ai pritet që të ribashkohet me Maurizio Sarrin te Napoli.

Sipas Marca, Chelsea do të pranonte 9 milionë eurot e mbetura për huazimin gjashtë muajsh dhe opsionin për ta blerë për 36 milionë eurosh.

Ka megjithatë disa dallime, pasi tashmë vëllai e agjenti Nicolas Higuain udhëtoi drejt Londrës.

Raprotohet se opsioni i Cheleat për ta blerë për 36 milionë euro do të bëhet i obliguar nëse përputhen disa kushte, si rezultate individuale ashtu edhe ekipore.

Gattuso dhe Higuain, Foto: Getty Images

Si p.sh., Chelsea duhet ta marrë në formë të obliguar Higuainin nëse përfundon në top tre skuadrat në Ligën premier dhe El Pipita shënon së paku një gol.

Një tjetër version i blerjes së obliguar është nëse argjentinasi shënon 15 gola deri në fund të sezonit në Ligën Premier.

Një opsion i tretë e sheh Chelsean fituese të Ligës së Evropës dhe Higuainin që shënon pesë gola në këtë garë.

Milani nuk dëshiron megjithatë të lejojë largimin e lojtarit derisa nuk gjen zëvëndësimin dhe tashmë është afër kompletimit të transferimit të sulmuesit Krzystof Piatek.

Genoa duhet po ashtu të arrijë marrëveshje me Alen Halilovic që po ashtu është pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/