LAJMI I FUNDIT:

Dy vite burgim për tentim vrasje në Deçan

Dy vite burgim për tentim vrasje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykimin ndaj të pandehurit Sh.H, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata thotë se të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i mjetit me të  cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

“I pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”.


“I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se më datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare që i kanë pasur mes vete, ditën kritike i pandehuri i përgatitur dhe me automjetin e tij shkon te shtëpia e të dëmtuarit, ku pasi bisedojnë diçka në oborrin e shtëpisë fi llon përleshja fizike, me ç’rast i pandehuri nxjerr nga çanta e krahut mjetin e mprehtë – briskun me teh të gjatë 8 cm, me të cilin e qëllon një herë në stomak të dëmtuarin, ky i fundit merr një shufër metalike me të cilën e qëllon të dëmtuarin në kokë, pastaj i pandehuri me të njëjtën mjet – brisk e godet të dëmtuarin disa herë në trup dhe ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima dërgohet për kurim në spital me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje në tentative”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori