LAJMI I FUNDIT:

May publikon “Planin B” të hënën, e çon për votim më 29 janar

May publikon “Planin B” të hënën, e çon për votim më 29 janar

Të hënën e ardhshme, Theresa May, do të publikojë “Planin B” për Brexit-in dhe më 29 janar ky plan do votohet sërish në parlament, kur publikisht nuk ka asnjë njoftim për ndonjë negocim apo kompromis të saj me zyrtarët më të lartë evropianë, përveç se ka filluar konsultimet me udhëheqësit politikë të vendit, por jo më të rëndësishmin, udhëheqësin e opozitës laburiste Jeremy Corbyn.

Ky i fundit nuk pranon “degën e ullirit” të kryeministres për t’u ulur në bisedime, duke vënë si kusht heqjen nga May të opsionit të largimit të Britanisë nga BE më 29 mars, pa arritur më parë një marrëveshje me Unionin, ndërkohë që ministri i saj i Jashtëm raportohet se u ka thënë udhëheqësve të biznesit se një gjë e tillë do të bëhet.


Udhëheqësi i opozitës i ka dërguar sot një letër deputetëve të tij, shumica pro qëndrimit të vendit në BE, që të mos kontaktojnë me kryeministren dhe emisarët e saj për konsultime politike.

Ndërkohë disa figura të njohura të laburistëve, të njohur si mbështetës të Blair, e kanë bërë tashmë një gjë të tillë, madje e kundërshtojnë liderin e tyre në qëndrimin e tij politik, për të mos biseduar me kryeministren e vendit për një çështje kaq madhore.

Downing Street njoftoi se “Plani B”, i rishikuar do publikohet të hënën e ardhshme, ndërsa më 29 janar do të votohet sërish në parlament.

Do duhet të ketë koncensione të mëdha nga Brukseli dhe kapërcime të mëdha të “vijave të kuqe” që do të kënaqnin deputetët e parlamentit, që të thuhet se Plani B, do kishte shans të miratohej në Parlament.
Sakaq, sondazhet më të fundit tregojnë se është krijuar një hendek prej 12 për qindësh në qëndrimin e britanikëve ndaj Brexit, ku 56 për qind e tyre, nëse do të votonin sot, do jepnin votën për qëndrimin e mëtejshëm të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori