“Në shkurt NATO dhe Shkupi do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësim”
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e mbështeti ndryshimin e emrit të shtetit në Republika Maqedonisë së Veriut, me çka hapi dyert e saj në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan gazeta ruse “Komersant”.
Megjithatë, gazeta shton se problemet kanë dalë në Kuvendin grek, e cila gjithashtu duhet të ratifikojë marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë, sepse nga koalicioni qeverisës kanë dalë deputetët e partisë së “Grekëve të Pavarur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend s’do të thotë vetëm ratifikim i marrëveshjes me Greqinë dhe emrin e ri të shtetit, por deputetët kanë hapur në thelb rrugën e Republikës për në NATO dhe BE. Verën e kaluar, aleanca e ftoi Maqedoninë në radhët e saj, ndërsa Bashkimi Evropian është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim në mes të këtij viti, në të dyja rastet kushti është që të zbatohet marrëveshja me Greqinë”, shkruan gazeta ruse.
“Komersant” shton se burimet diplomatike evropian të paidentifikuar nga Ballkani kanë konfirmuar se tashmë në shkurt NATO ka për qëllim të nënshkruajë me Shkupin protokollin e anëtarësimit dhe se pas ratifikimit, Maqedonia do të bëhet shteti i 30-të anëtare.
“Nuk është për t’u habitur që miratimi i ndryshimeve kushtetuese u mirëprit nga NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur këtë ngjarje historike. Ministria e Jashtme ruse më herët këtë proces e ka quajtur një manipulim të pistë duke thënë se votat e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u siguruan me shantazh, kërcënime dhe blerje të deputetëve të opozitës”, thonë nga gazeta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë