LAJMI I FUNDIT:

Shkup, “Go Green” kërkon aksion klimatik

Shkup, “Go Green” kërkon aksion klimatik

Në Parkun e Qytetit në Guaskë sot do të mbahet ngjarja “Kërkojmë aksion klimatik tani!” në të cilin do të dërgohet porosi për ndërmarrjen e aksionit për parandalimin nga ndikimet negative klimatike mbi shtetin tonë, në organizim të “Gou grin Shkup”.

Siç bënë të ditur organizatorët, në këtë ngjarje do të ketë tenda të gjelbra të cilat do t’i prezantojnë bizneset dhe organizatat lokale, duke promovuar mënyrë të vetëdijshme ekologjike të jetës.

Këto tenda mundësojnë që të gjithë përmes shembullit dhe aksionit të kontribuojnë për mjedis më të mirë jetësor përmes ndryshimeve të vogla, por të rëndësishme në shprehitë tona të përditshme, qëndron në kumtesë.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, të rinjtë do të kenë mundësi që përmes info-pikave të Gou Grin të njoftohen më afër me programet dhe aktivitetet të cilat i ofrojmë për ata dhe përfaqëson mundësi të shkëlqyer që të rinjtë të përfshihen dhe të bëhen pjesë e aksionit klimatik i cili është me rëndësi vitale për të ardhmen tonë.

Përmes aktiviteteve të ndryshme do të kontribuohet për atmosferë krijuese dhe argëtuese në ngjarje, shtojnë organizatorët e ngjarjes.