LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi
Antonio Cassano duke festuar golin Tottenham Hotspuit në LK (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Antonio Cassano në një intervistë për Sky Sport Italia foli edhe për situatën që po kalojnë dy ish-skuadrat e tij nga Milano.

Te Milani po flitet për një largim të Gonzalo Higuainit, ndërsa te Interi për Mauro Icardin.


“Ai (Higuaini) është i vetmi lojtar i denjë që Milani ka. Ata duhet të ndërtojnë skuadrën rreth tij dhe jo ta shesin”.

Antonio Cassano duke festuar një nga golat e Milanit kundër Sienas (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Nëse do të kisha një shkop magjik, do të merrja Higuainin nga Millanit dhe do e vendosja në Inter për të zëvendësuar Icardin. Higuaini është një kampion i madh”.

“Do t’i thoja Icardit nëse dëshiron të largohet, lamtumirë dhe rrugëtim të mbarë”, ka shtuar për fund Cassano.

Cassano: Nëse do të isha stërvitur mirë për 15 vite, do të isha si Messi
Lexo po ashtu Cassano: Nëse do të isha stërvitur mirë për 15 vite, do të isha si Messi

Pipita është i huazuar te Milani nga Juventusit, por kuqezinjtë kanë të drejt blerjen e tij për 36 milionë euro, por që vështirë se do të ndodhë kjo pasi klubi po kalon në disa probleme financiare.

Për Higuain ka shfaqur interesim Chelsea, ndërsa për Icardin një numër i madh i klubeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori