LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Nëse do të isha stërvitur mirë për 15 vite, do të isha si Messi

Cassano: Nëse do të isha stërvitur mirë për 15 vite, do të isha si Messi
Antonio Cassano pas golit të tij ndaj Atletico Madridit më 4 mars 2006 (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Antonio Cassano edhe një herë është kthyer të flet për karrierën e tij, ku duket se tani i vije keq që nuk ka qenë një lojtar më i disiplinuar.

Italiani thotë se në rast se do të stërvitej mirë, sot do të ishte në nivelin e Lionel Messit.


“Kam merituar çdo gjë që më ka ndodhur, nuk i kam respektuar trajnerët”, ka thënë Cassano për Sky Sport Italia.

Antonio Cassano duke festar golin ndaj Atletico Madridit në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ishte vendim i drejtë përjashtimit nga Real Madridi, nuk më pëlqente të stërvitsha”.

“Kam luajtur në disa nga ekipet më të mira në botë, nuk isha i lumtur apo me fat. E dija që nëse edhe do dështoja, një tjetër stërvitje ishte duke më pritur”.

Pirlo zbulon bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe ndeshjen më të mirë
Lexo po ashtu Pirlo zbulon bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe ndeshjen më të mirë

“Kam bërë gjysmën e asaj që mund të bëja (në futboll). Nëse do isha stërvitur mirë për 15 vite, do të isha si Messi”, ka shtuar Cassano.

Italiani iu bashkua Los Blancos nga Roma, ndërsa karrierën e filloi te Bari, por ka luajtur edhe për ekipe si Sampdoria, Milan, Inter dhe Parma. /Telegrafi/