LAJMI I FUNDIT:

Crystal Palace 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve: Kante më i miri

Crystal Palace 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve: Kante më i miri
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 30: Kepa Arrizabalaga of Chelsea celebrates victory with N'golo Kante of Chelsea after the Premier League match between Crystal Palace and Chelsea FC at Selhurst Park on December 30, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Chelsea ka marrë një fitore të vlefshme në udhëtim te Crystal Palace 0-1.

Golin e vetëm për skuadrën e Maurizio Sarrit në këtë takim e shënoi mesfushori francez N’Golo Kante.

Ishte pikërisht francezi që pati edhe notën më të lartë në këtë takim.


N’golo Kante duke festuar golin e shënuar ndaj Crystal Palace. (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Por me lojë të mirë u paraqitën edhe dy mesfushorët tjerë Ross Barkley dhe Jorginho, ndërsa në nivel ishin edhe mbrojtësit Rudiger e David Luiz.

Fitorja e mbanë Chelsean në pozitën e katërt në tabelë me 11 pikë më pak se lideri Liverpool.

Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea do të jetë nikoqir i Southamptonit në Stamford Bridges. /Telegrafi/