LAJMI I FUNDIT:

Varroset me nderime të larta polici Izet Demaj

Varroset me nderime të larta polici Izet Demaj

Me nderime të larta nga autoritetet e Kosovës në varrezat e dëshmorëve në Koshare, është varrosur Izet Demaj, polici i rënë në detyrë në Istog.

Mes lotësh dhe dhimbjesh, rruga e gjatë për tek varrezat e dëshmorëve ishte mbushur më njerëz që kishin ardhur për të nderuar veprën heroike të tij.


Në lamtumirën e fundit, vajza e Izetit,  Valza me emocione të mëdha, mes dridhjeve të duarve dhe lotëve, shpreh krenarinë që ka për babin e saj. Me shpresën, siç thotë ajo që gjithë fëmijët do të rriten me shpresën që Kosova të bëhet ashtu siç dëshironte Izeti, e suksesshme dhe e qetë.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Saliun, Abazin e Aliun e të gjithë me radhë që pjesë e të cilëve i bërë edhe ti sot. Ti ishe krenar që luftove krahë tyre, e ne jemi krenar që të paktën shkurtë e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babai, pranë shokëve që ti i deshe shumë se ne do të rritemi me dashurinë për ty, me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç do të dëshiroje ti, e qetë e suksesshme dhe e sigurtë. Gjaku yt i pastër dhe shokëve të tu është garancioni më i mirë për këtë siguri, lavdi e përjetshme babai im” tha ajo.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa tha se sakrifica e Izetit i shtyen që të luftojnë më ashpër krimin dhe kriminelët. Kurse theksoi se MPB do të përkujtoi gjithmonë veprën e tij.

Fjalim emocionues i vajzës së policit Izet Demaj
Lexo po ashtu Fjalim emocionues i vajzës së policit Izet Demaj

“Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë më ashpër krimin dhe kriminelët. Ministria e Punëve të Brendshme do të përkujtojë si një punonjës të dalluar dhe sakrifica e tij kundër krimit në njërën anë, dhe një ambienti më të sigurtë në anën tjetër do të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne”, shkruhej në telegramin e ministrit Mustafa.

Eprori i Izetit gjatë luftës në Koshare, Xhafer Gashi tha se heronjtë si Izeti e mbajnë atdheun në luftë dhe liri, ndërsa i porositi familjarët se nuk duhet  vajtojnë për të, me shpresën që kjo dhimbje të jep një të ardhme më të mirë.

“Heronjtë e mbajnë atdheun në luftë dhe liri, e nderuara familja Demaj, ju as ne sot nuk duhet të vajtojmë për Izetin sepse heronjtë nuk durojnë vaj, ata qëndrojnë para zotit të tyre të lumtur sepse kanë gjetur të ardhmen…Izeti iu bashkua forcave çlirimtare të Kosovës më janar të vitit 1999 u pjesë e brigadës Agim Ramadani, ishte i vullnetshëm por i qetë, ishte i ri por i guximshëm ishte i shkathët por i matur, me veti të tilla ishte Izeti ishte i përkryer për t’u bërë pjesë e policisë Ushtarake”, tha ai.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj dy ditë më parë u qëllua për vdekje në krye të detyrës në qytetin e Istogut./E.Zeqiri

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori