LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Mitrovicë, një person i lënduar

Aksident trafiku në Mitrovicë, një person i lënduar

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:43, në Mitrovicë.


“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në të cilën ka qenë i përfshirë një veturë e udhëtarëve dhe një këmbësor. Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksident trafiku është larguar nga vendngjarja ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është lëshuar në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/