Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe reagime të ashpra të Serbisë, “Associated Press” ka publikuar një artikull rreth kësaj çështje.
Siç raporton “AP”, Serbia është duke shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë pasi Kuvendi i Kosovës njëzëri miratoi formimin e ushtrisë, transmeton Telegrafi.
Beogradi e ka quajtur “kërcënimin më të drejtpërdrejtë të paqes dhe stabiliteti të rajonit”, ndërsa në anën tjetër shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë së formimi i ushtrisë po bëhet në një kohë të papërshtatshme, duke bërë kështu thirrje për dialog.
Votimi i ushtrisë u arrit me 107 vota për dhe asnjë kundër, ku deputetët votuan tri ligje, me të cilat parashihet rritja e numrit të pjesëtarëve, themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ndryshimi i detyrave dhe misionit të FSK-së. Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kanë bojkotuar votimin, duke mos u shfaqur fare në sallë.
Sipas të përditshmes angleze, Serbia këmbëngul se ushtria e Kosovës shkel rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës në Kosovë. Serbia ka kërcënuar se mund të përgjigjet me ndërhyrje ushtarake, ndërkaq në anën tjetër kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ditë më parë pati deklaruar se “një opsion i tillë është në tavolinë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar sot trupat serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Nikolla Selakoviq, këshilltar i presidentit serb, ka deklaruar se Serbia mund t’i dërgojë forcat e armatosura apo ta shpallë Kosovën territor të pushtuar. Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.
Në anën tjetër në pjesën veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se ushtria e re “është e papranueshme” dhe “tregon qartë që Prishtina nuk dëshiron paqe”. Madje siç raporton “AP”, Rakiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë të tregohen të matur dhe të mos i përgjigjen provokimeve.
Si kundërpërgjigje ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, serbët në pjesën veriore të Mitrovicës kanë vendosur flamuj të Serbisë nëpër rrugë dhe tarraca të apartamenteve, e në anën tjetër paqeruajtësit e NATO-së janë vendosur në urën që ndan qytetin e Mitrovicës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, ka dënuar veprimin e autoriteteve kosovare, duke pretenduar se ushtria duhet të shpërbëhet.
Megjithatë, “AP” shkruan se çfarëdo intervenimi ushtarak i Serbisë në Kosovë do të nënkuptonte konfrontim të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e NATO-së, përfshirë ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit