LAJMI I FUNDIT:

Thorgan Hazard, objektiv i Bayern Munichut

Thorgan Hazard, objektiv i Bayern Munichut
Thorgan Hazard (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu po mendon transferimin e sulmuesit anësor të Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Hazard është duke zhvilluar një sezon të madh te skuadra gjermane dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të kthejnë shikimin nga ai.


Ylli belg ka marrëveshje aktuale me Gladbachun deri në vitin 2020 dhe klubi gjerman shpreson ta rinovojë atë.

Roma e dëshiron me çdo kusht Hazardin, belgu pritet të thyej rekordin e transferimeve te klubi italian
Lexo po ashtu Roma e dëshiron me çdo kusht Hazardin, belgu pritet të thyej rekordin e transferimeve te klubi italian

Megjithatë, sipas gazetarit të Bild, Kristof Terreur, 25-vjeçari kërkohet me ngulm nga klubi më i madh gjerman, Bayern Munichu.

Bavarezët janë të etur të nënshkruajnë me yllin belg në verën e sezonit të ardhshëm.

25-vjeçari shihet si pasues ideal i lojtarëve të vjetër si Arjen Robben e Franck Ribery që pritet të largohen në fund të sezonit.

Liverpooli i gatshëm ta blejë për 30 milionë euro Thorgan Hazardin
Lexo po ashtu Liverpooli i gatshëm ta blejë për 30 milionë euro Thorgan Hazardin

Hazard ka shënuar këtë sezonin deri më tani gjashtë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje në Bundesliga.

Ndryshe, belgu është vëllai i vogël i yllit të Chelsea, Eden Hazard, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Liverpooli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori