Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, në bashkëpunim me Departamentin Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë bërë të hënën lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.
Përkitazi me fushatën, zëvendësministri Selimaj, solemnisht bëri hapjen e kësaj fushate, duke bërë apel te ngasësit e automjeteve që nga data 15 dhjetor 2018, të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.
“Përmes kësaj fushate, Ministria e Infrastrukturës synon vetëdijesimin e qytetarëve të cilët janë pjesëmarrës në trafik gjatë sezonës së dimrit, të jenë të përgatitur dhe t’u kushtohet kujdes i veçantë pajisjeve dimërore, në mënyrë që siguria në rrugë të jetë në nivelin e duhur dhe të eliminohen pengesat të cilat e vështirësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MI-së, përcjell Telegrafi.
Njëkohësisht, si formë informimi, Ministria e Infrastrukturës do të përdorë shpërndarjen e fletushkave, prej të cilave qytetarët do të mund të informohen më detajisht rreth përgatitjeve dimërore.
Me moton “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, Ministria e Infrastrukturës në partneritet me institucionet e tjera relevante në ruajtjen e sigurisë në rrugë, përmes materialeve informuese, pretendon të ofrojë mbështetje dhe të kooperojë në vazhdimësi me ngasësit e automjeteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251