Emisioni “Drejtësia në Kosovës” ka transmetuar hulumtimin për gjendjen e të dënuarve të cilët janë rikthyer nga lufta në Siri.
A.B. i dënuar me dy vite e katër muaj burg thotë se janë lodhur nga mediat dhe gazetarët.
“Jena lodhë prej këtyre seneve, jena lodhë ma shumë prej gazetarëve prej mediave, dëshirojmë më këqyrë me jetu, kërkon nuk jemi duke e nguc”, thotë i dënuari.
Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërsa është lënë i lirë pas procesit gjyqësor, ku pritet të vuajnë dënimin prej tri viteve, pasi verdiktit final të jetë i plotfuqishëm.
Ata tutje kanë treguar për vështirësitë që kanë, pasi askush nuk i pranon në punë, ndërsa tërë angazhimin e tyre pas burgut janë obliguar të punojnë te ndërmarrësit privatë.
“Kam punuar privat, po problem kryesor është që është papunësi e madhe. Jam i dënuar dy vite e katër muaj, shkallën e parë jam dënuar, tash është në shkallën e dytë”, thotë A.B.
Ai ka treguar edhe për shkelje që bëhen në burg për të akuzuarit për terrorizëm.
“Tjerët çka janë të akuzuar për terrorizëm, atyre ju kanë humbur shumë të drejta, të drejta që ju takojnë me ligj, pushime gjatë vikendit. Kjo është një shkelje ndaj tyre, kjo është shkelje e një anshme”, thotë i dënuari, përcjell Kallxo.com.
I dënuari për terrorizëm, A.B. tregon edhe për kohën se kur ka shkuar në Siri.
”Jam arrestuar në gusht të vitit 2014, jam akuzuar për luftëra të huaja dhe për terrorizëm. Në Siri kam qenë në fund të viti 2013, dhe në shkurt të vitit 2014 jam kthyer”, thotë ai.
Ai tregon se në Siri ka qëndruar në një qytet afër Alepos, ku nuk ka pasur shqiptar të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë