LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet tronditëse të një eksperti: Kennedy është vrarë nga “The Godfather”, të cilin e ‘tradhtoi’ presidenti! (Foto)

Pretendimet tronditëse të një eksperti: Kennedy është vrarë nga “The Godfather”, të cilin e ‘tradhtoi’ presidenti! (Foto)

Vrasja e JFK u organizua nga një bos i Mafias, të cilin Presidenti e kishte tradhtuar, sipas pretendimeve tronditëse të një eksperti.

John F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Oswald ndërsa gjendej në një autokolonë presidenciale në Dealey Plaza, Dallas.


Ish-marinsi amerikan Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e JFK dhe një komision i pavarur zbuloi se ai veproi i vetëm kur e vrau Presidentin.

Përkundër kësaj, amerikanët janë të bindur se ai nuk ishte duke vepruar i vetëm dhe nuk besonin në versionin zyrtar të ngjarjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autori Mark Shaw, i cili po heton vdekjen e gazetares Dorothy Killgallen, pohon se vrasja e Presidentit u organizua nga një bos i frikshëm mafioz i njohur si “The Godfather”.

U gjend pranë tij, kur Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje – rrëfimi për njeriun të cilin kjo ngjarje e ka ndjekur gjatë gjithë jetës së tij (Foto)
Lexo po ashtu U gjend pranë tij, kur Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje – rrëfimi për njeriun të cilin kjo ngjarje e ka ndjekur gjatë gjithë jetës së tij (Foto)

Shaw pretendoi se goditja u organizua si hakmarrje për Kennedyn, për “tradhti” ndaj mafias.

DEPORTIMI: Marcello u përball me largimin nga vendi përsëri

Ai ka thënë ekskluzivisht për Daily Star Online se mafiozi Carlos Marcello kishte organizuar vrasjen e JFK dhe Dorothy Killgallon.

“Në zgjedhjet e vitit 1960 kur JFK po kandidonte për president kundër Nixonit, babai i tij Joe Kennedy e dinte se do të humbiste ato zgjedhje, nëse nuk fitonin Illinois dhe Virxhinian Perëndimore”.

“Kështu që Joe bëri një marrëveshje me Frank Sinatram dhe pjesën tjetër të mafias”.

Bobby Kennedy ndoqi mafiozin

“Ndërsa ata i ndihmuan të fitonin Illinoisin dhe Virxhinian Perëndimore, kur administrata e re hyri në detyrë, ata u desh të liheshin të vepronin të lirë”.

Por Shaw pretendon se kjo marrëdhënie u përkeqësua kur Kennedyt nuk qëndruan deri në fund të marrëveshjes.

54 vjet më parë: Dita kur ndodhi transmetimi i parë i drejtpërdrejtë i një vrasjeje (Video,+18)
Lexo po ashtu 54 vjet më parë: Dita kur ndodhi transmetimi i parë i drejtpërdrejtë i një vrasjeje (Video,+18)

Ai shtoi: “Joe i tradhtoi ata, kam një dëshmitar që ishte atje kur ai e detyroi JFK të emërojë Bobby Kennedyn si Prokuror të Përgjithshëm”.

“Bobby Kennedy shkoi pas atyre mafiozëve, veçanërisht Marcellos, dhe e deportoi atë”.

The Godfather: Carlos Marcello ishte një bos i mafias, i pamëshirshëm

Dy muaj më vonë, Marcello u kthye në SHBA dhe luftoi me sukses përpjekjet e Qeverisë për ta kthyer atë përsëri në deportim.

Pas kësaj, Shaw pretendon, Marcello u angazhua për hakmarrje kundër Kennedyt.

Ditari i John F. Kennedy: Çfarë mendonte për rolin e Hitlerit në histori
Lexo po ashtu Ditari i John F. Kennedy: Çfarë mendonte për rolin e Hitlerit në histori

“Ai vendosi që mund të vriste Bobby Kennedyn, të cilin e urreu, por nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, JFK do të vinte pas tij me gjithçka që qeveria kishte”.

“Por nëse do të vriste JFK, Bobby Kennedy është i pafuqishëm dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”.

Sipas DailyStar, Carlos Marcello vdiq në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e tij të familjes.

Ai kaloi periudha të shumta në burg për vepra të tilla si sulm ndaj një zyrtari të FBI-së, grindje dhe mashtrime.

Autoritetet ndërkohë kishin vendosur që Marcello kishte “motivin, mjetet dhe mundësitë” për të organizuar vrasjen, por nuk munden të gjenin prova të drejtpërdrejta për ta implikuar atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori