LAJMI I FUNDIT:

54 vjet më parë: Dita kur ndodhi transmetimi i parë i drejtpërdrejtë i një vrasjeje (Video,+18)

54 vjet më parë: Dita kur ndodhi transmetimi i parë i drejtpërdrejtë i një vrasjeje (Video,+18)

Lee Harvey Oswald ishte i dyshuar që më 22 nëntor 1963, me anë të një arme zjarri qëlloi mbi presidentin amerikan John F. Keneddy.

Dhe menjëherë pas vrasjes së presidentit amerikan, Oswald ishte arrestuar.


Ndërkaq dy ditë më vonë ndodhi ngjarja që u regjistrua drejtpërdrejt nga televizionet amerikane, përcjell Telegrafi.

Derisa policia po e dërgonte Oswaldon në një burg të rrethinës, në mesin e gazetarëve dhe policëve, atij iu afrua Jack Ruby dhe e qëlloi për vdekje.

Ngjarja u dëshmua nga miliona amerikanë që po shikonin televizionin.

Ruby, një figurë e fshehtë nga Çikago, u dënua për vrasje në vitin 1964. /Telegrafi/