LAJMI I FUNDIT:

Interi bën ofertën e parë për Tonalin

Interi bën ofertën e parë për Tonalin
Sandro Tonali (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Interi po përpiqet të mundë konkurrencën për talentin e Brescias, Sandro Tonali duke ofruar 15 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancat e tij.

Mesfushori 18-vjeçar pritet të bëjë debutimin e tij me ekipin e parë të Italisë në miqësoren e së martës kundër SHBA-së.


Tashmë ka një vëmendjeje të madhe përreth tij në sajë të performancave të tij në Serie B dhe me ekipin kombëtar të Italisë U-21.

Tonali: Preferoj të qëndroj në Itali
Lexo po ashtu Tonali: Preferoj të qëndroj në Itali

Tonali vetë komentoi në Rai Sport pas ndeshjes së mbrëmshme të Italisë kundër Portugalisë se ai do të “preferonte të qëndronte në Itali” dhe jo të shkonte jashtë.

Kjo duket se përjashton nga gara ekipe të Ligës Premier si Chelsea e Manchester City dhe Monaco në Ligue 1.

Tonali duke marrë këshilla nga trajneri Roberto Mancini (Fotyo: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Interi dhe Juventusi janë favoritët brenda Serie A, por raportet e fundit sugjerojnë se Bianconerët po kërkojnë diku tjetër, pasi ata tashmë kanë Rodrigo Bentancur.

Sipas FCInterNews, Nerazzurrët do të hidhen me gjithë artilerinë për mesfushorin Tonali dhe thuhet se i kanë ofruar Brescias 15 milionë euro plus bonuse.

Juventusi bënë presion për Tonalin
Lexo po ashtu Juventusi bënë presion për Tonalin

Kjo shifë thuhet se nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi tashmë ka pasur raporte që Roma ka ofruar 12 milionë plus katër milionë bonuse, por është refuzuar.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka thënë se dëshiron 25 milionë euro për mesfushorin adoleshent dhe nuk është në nxitim për të shitur atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori