Deri në vdekjen e tij më 1993, Federico Fellini kishte marrë katër çmime Oscar, duke u barazuar me bashkëvendësin e tij Vittorio De Sica për numrin më të madh të çmimeve të fituara nga ndonjë regjisor. Por, 25 vjet pas vdekjes së tij, hija e gjatë e trashëgimisë së tij shkon përtej çmimeve dhe mirënjohjeve. Vizioni i Maestros ishte i rrallë dhe hipnotik, sa që në fjalorin e kinematografisë u fut epiteti “Fellinesk”, ndërsa gjeneratave tjera ua tregoi rrugën se si duhet eksperimentuar dhe rrezikuar, shkruan për BBC kritiku Chris Nashawaty. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Martin Scorsese kohët e fundit ka pranuar se e ka parë për çdo vit kryeveprën e Fellinit të vitit 1963, “8½”.
“Në shumë aspekte, ’8½’ ka qenë kriter për mua”, ka thënë ai.
Për pjesën tjetër prej nesh, nga ata që paguajnë për t’u ulur në kinematë e errëta e për t’ia ngul sytë ekranit me shpresën për magjepsje dhe udhëtim, nuk është e tepërt të thuhet se Fellini i ka drejtuar adhuruesit e filmit në një mënyrë tjetër të shikimit të gjërave. Ai vazhdon të na dërgojë në destinacionet përtej botës anglofone – destinacionet që nuk i kemi menduar as në fantazitë tona më të çmendura. Ai e krijoi një stil personal të kinemasë që mrekullisht ishte universal, duke e bërë planetin tonë të duket më i vogël e më intim.
Megjithatë, nuk ndjehem mirë të them se komuniteti kritik kishte marrëdhënie të komplikuar me Fellinin. Në analizën e filmit “8½”, Pauline Kael merr një snajper saj dhe e vë filmin në shënjestër. Por, nuk ishte e fundit. Në antologjinë e vitit 2008, “Have You Seen?”, David Thomson kritikon pothuajse të gjithë filmat e tij të mëdhenj: “8½”, “Amarcord”, “La Dolce Vita” (për të cilin thotë se aty “asgjë nuk ndodhë”), “Le notti di Cabiria” (ku luan gruaja dhe muza e Fellinit, Giulietta Masina, në një nga rolet më të guximshme që kam parë ndonjë herë, e ai thotë se e “shoh si aktore të neveritshme”).
Kael dhe Thomson nuk janë veç gabim, sepse gjykimet e tyre janë edhe të pakuptimta. Me përjashtim të De Sicas dhe filmin e tij “Umberto D”, Fellini ka qenë filmbërësi më introspektiv, më me art dhe më i thellë italian (ju kërkoj falje partizanëve të Antonionit). Askush nuk e përzien të hidhurën me të ëmblën me prekje aq të lehta si ai. Dhe, me sa duket, unë nuk jam i vetmi kritik që e ndjen këtë. Në sondazhin e BBC-së për 100 filmat më të mëdhenj të gjuhëve të huaja, Fellini është në vendin e dytë në mesin e regjisorëve me më shumë filma në listë. Ai kishte katër; vetëm Ingmar Bergman dhe Luis Bunuel kishin më shumë, me pesë secili. Filmat e Fellinit që bën ndryshimin, janë: “8½” në vendin 7; “La Dolce Vita” në vendin 10; “La Strada” në vendin 83; “Le notti di Cabiria” në vendin 87. “Amarcordi” është jashtë liste, në vendin 112.
I lindur në vitin 1920, në qytetin e Riminit në bregdetin e Adriatikut, Fellini e nisi karrierën e tij si skenarist për filmin neo-realist të vitit 1945 të Roberto Rossellini, “Roma città aperta”. Një dekadë e gjysmë më vonë, do të ishte e vështirë të imagjinohej dikush që do t’ia kthente shpinën realizmit (Neo ose ndryshe), më shumë se Fellini. Filmat e tij të hershëm, të frymëzuar nga Rossellini, si ai i vitit 1953 “I Vitelloni”, u la në harresë nga “La Strada” e vitit 1954-ës dhe “Le notti di Cabiria” i vitit 1957, për shkak të sentimentalizmit pikaresk dhe ndjesive njerëzoren të shtresave të ulëta të cirkusantëve dhe prostitutave. Pastaj erdhi “La Dolce Vita” – një bredhje në orët e vona në shoqërinë e lartë të Romës. Kjo ishte si shkollë në zjarrin ekzistencial dhe hedonizmin e pasluftës, i ndezur nga sharmi cinik i heroit Marcello (Marcello Mastroianni), imazhet e paharruara të statujës së Krishtit duke u ngritur lart dhe biondinës Anita Ekberg si një Venerë në shatërvanin Trevi… “La Dolce Vita” do të katapultojë Fellinin në radhët e regjisorëve më të famshëm në botë. Kjo atë e çoi në një krizë shpirtërore dhe artistike (si mund ta ndjekësh suksesin më të madh të karrierës suaj?) që u bë brumë narrativ për projektin e tij të ardhshëm, “8½”. Duke folur përmes alter egos së tij, përmes Mastroiannit edhe këtë herë, Fellini e shndërroi “8½”-shin në një nga filmat më reflektues e më me humor të tij. Ky film do të nis një kapitull të ri në karrierën e tij, ku narracioni ishte i dytësor për spektaklin.
Nuk dua të them se të gjitha filmat e Fellinit, nga fundi i viteve 1970, meritojnë të njëjtin status ‘klasik’. Por, kur në vitin 1993 merr Oscarin e Nderit, duke ecur në skenë për të marrë statujën, më pak se një vit përpara vdekjes së tij, 73-vjeçari ishte i sinqertë deri në atë pikë sa që i tha faleminderit gruas së tij Giulietta dhe i kërkoi të mos qajë. Dhe, çfarë kishte për të thënë më shumë? Filmat e tij tashmë kishin thënë gjithçka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje