Teknologjia e zhvilluar nga kompania izraelite “NSO” është përdorur në monitorimin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, tha sot ish-bashkëpunëtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Edward Snowden.
Snowden iu drejtua pjesëmarrësve në një konferencë të mbyllur mbi sigurinë kibernetike nga një vend i fshehtë në Rusi, dhe nuk ishte i pranishëm për shkak të frikës se do t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, shkruan “Jerusalem Post”.
Ai akuzoi “NSO” se ka shitur “mjetin për vjedhje digjitale”, që nuk është përdorur vetëm për arrestimin e kriminelëve dhe parandalimin e sulmeve terroriste.
Snowden konsideron se monitorimi i thirrjeve telefonike dhe e-mail i qytetarëve të zakonshëm mund të çojë në faktin se agjencitë e zbulimit mund të marrin vendime të gabuara në momente të komplikuara.
Ai paralajmëron se kompanitë private të survejimit në një kohë mund të kenë fuqi të madhe mbi jetën e qytetarëve të zakonshëm dhe qeveritë nuk do të jenë në gjendje të frenojnë këtë.
Edward Snowden u bë i njohur për publikun kur në vitin 2013 njoftoi për përgjimin masiv të NSA ndaj qytetarëve amerikanë. Ai kërkohet në SHBA dhe aktualisht është në Rusi, ku ka marrë azil. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja
Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës