Panairi Ndërkombëtar i Librit në Sharjah me punën e shkëlqyer për 37 vite me radhë është bërë sinonim i dashurisë për literaturën, kulturës dhe artit të të lexuarit.
Gati për katër dekada ky panair i renditur si i treti në botë për nga rëndësia, ka arritur të mbledhë një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëmarrësve të kulturave, religjioneve, gjuhëve të ndryshme nga e gjithë bota.
I organizuar nga Autoritetet e Librit në Sharjah, nën temën “Tregim shkronjash” ose “Tale of Letters”, panairi i këtij viti po vazhdon të zhvillohet dhe do të zgjasë deri më 10 nëntor 2018 në Expo Centre Sharjah.
Pasi që në panair kishte edhe përfaqësues të Telegrafit të ftuar nga Autoritetet e Librit të Sharjahut, gjatë një takimi me udhëheqësin z.Ahmed al Amri ai shpalosi detaje mjaft interesante rreth panairit të këtij viti.
Për Telegrafin ai u shpreh se ishte shumë i lumtur që në këtë organizim kishte të pranishëm nga Kosova.
“SIBF nuk promovon vetëm libra, por edhe autorë e trashëgimi kulturore. Pa shkronja, nuk do të kishte civilizim. Njeriu fillimisht filloi të shkruante në mure, pastaj në letër dhe vetëm atëherë filloi civilizimi i vërtetë.
Vitin e kaluar ky panair ka thyer rekordet duke numëruar rreth 2.4milion vizitorë, por edhe ky vit deri më tani po duket mjaft premtues. Gjatë këtij viti pjesëmarrit në Panairin Ndërkombëtar të Librit vijnë nga 77 vende të ndryshme. Janë ekspozuar më shumë se 1.6 milion tituj, mbi 500 autorë do të nënshkruajnë librat për fansat e tyre, mbi 1800 aktivitete, 472 mysafirë special nga e gjithë bota përfshirë Japoninë si i ftuar nderi për këtë vit.
Një numër i madh i shitësve ju është dashur të importojnë akoma më shumë libra për arsye që ato janë shitur jashtëzakonisht shpejtë, dhe kjo tregon interesimin dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në panair të librit.
Edhe pse në ditët e sotme janë përhapur jashtëzakonisht shumë librat dixhital, njerëzit vazhdojnë të vizitojnë panairet dhe të blejnë libra të printuar për shkak se prekja e letrës, aroma e librit të ofron një ndjenjë plotësisht ndryshe nga ajo e librave dixhital. Gjithashtu sipas një studimi thuhet se informacioni që marrim nga librat e printuara qëndron më gjatë në mendjen tonë se sa nga librat online.
Gjithsesi në panirin e librit në Sharjah mbështeten dhe promovohen të gjitha mënyrat e të lexuarit duke filluar nga librat e printuara, librat dixhital, librat me zë, librat komik, e gjithashtu edhe përmbajtet kualitative në rrjetet sociale.
Ne duam të kuptojmë botën dhe me këtë dua të them se duam të njohim botën dhe njerëzit përmes kulturës, literaturës, leximit” shtoi më tutje z.Ahmed al Amri drejtuesi i Autoriteteve të Librit të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arbabe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Një prift dhe gjashtë policë të vrarë në sulmet në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_11-11-380x233.jpg)
Një prift dhe gjashtë policë të vrarë në sulmet në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
![Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_9-13-380x233.jpg)
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin
![Hungaria merr presidencën e BE-së – si do të shkojnë punët, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_8-19-380x233.jpg)
Hungaria merr presidencën e BE-së – si do të shkojnë punët, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe?
![Ministri izraelit i Mbrojtjes udhëton në SHBA për bisedime ‘kritike’ për Gazën dhe Libanin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-3-380x233.jpg)
Ministri izraelit i Mbrojtjes udhëton në SHBA për bisedime ‘kritike’ për Gazën dhe Libanin
![Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-140-380x233.jpg)
Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur
![Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-116-380x233.jpg)
Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore
![Fshati rumun që do të shndërrohet në bazën ajrore më të madhe të NATO-s në Evropë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-139-380x233.jpg)
Fshati rumun që do të shndërrohet në bazën ajrore më të madhe të NATO-s në Evropë
![Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-138-380x233.jpg)
Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni
![Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_5-30-380x233.jpg)
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024