Forcat Ajrore të Ukrainës kanë arritur me sukses të godasin një qendër komanduese të forcave ruse, brenda territorit të Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, thanë se forcat ajrore kanë vepruar në bashkëpunim me degët e tjera mbrojtëse, transmeton Telegrafi.


Qendra komanduese ishte lokalizuar në fshatin Nekhoteyevka në rajonin e Belgorodit.

“Janë regjistruar shpërthime si rezultat i një operacioni luftarak. Objektivi është shkatërrues me sukses”, u tha nga ukrainasit.

Madje janë publikuar pamjet, ku shihen shpërthimet që ndodhin në qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë. /Telegrafi/