LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pres debat të ashpër për ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Pres debat të ashpër për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për televizionin “Sitel”, tha pret debat të ashpër për ndryshimet kushtetuese.

Micksoki tha se nga nesër grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “për Maqedoni më të mirë” do diskutoj për strategjinë e ardhshme dhe për këtë do të njoftohet opinionin.

Ai tha se qëndrimet e partisë ndryshojnë viza vij varësisht nga ngjarjet aktuale. Gjithashtu shtoi se ai personalisht pret një kritikë të ashpër nga ajo që do të propozoi Qeveria në komisionet debatuese.


Në pyetjen se për deklaratën e zëdhënësit të partisë së tij se duhet të mësohemi me marrëveshjen e Prespës, Mickoski tha se kjo është hipotetike. Në thelb deklarata e zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së ka qenë për një periudhë të kaluar dhe nëse çka do të ndodhë nëse ky proces shkon deri në fund.

Mickoski gjithashtu tha se OBRM-PDUKM si parti opozitare është e gatshme për zgjedhje të parakohshme./Telegrafi/