LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kryesia konfuze anti-popullore e OBRM-PDUKM-së mbetet e bllokuar në skemat e Mickoskit dhe Gruevskit

LSDM: Kryesia konfuze anti-popullore e OBRM-PDUKM-së mbetet e bllokuar në skemat e Mickoskit dhe Gruevskit

Nëpërmjet një kumtesë nga partia maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “fjalori i kryesisë anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, udhëhequr nga anti-popullorit Hristijan Mickoski tregon se në krye të OBRM-PDUKM-së ka konfuzion të thellë, pa kompas politik dhe pa drejtim të veprimit politik”.

“Zëdhënësi i kryesisë anti-perëndimore dhe anti-popullore të OBRM-PDUKM-së sot e gaboi adresën, serlia e atyre që e shkollën të drejtën dhe shtetin e së drejtës në pallatin e tyre të çmuar, simboli i krimit, ndërtuar gjatë varfërisë më të madhe dhe ekonomisë së shkatërruar, ku gjendet kryesia anti-perëndimore udhëhequr nga Mickoskit, lojtarit të bartësit të krimit, Nikolla Gruevskit”, reagojnë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM-ja shtojnë se pyetjet për koncesione, tenderë dhe kilovatë, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së duhet t’i drejtojë ndaj shefit të kësaj partie, Hristijan Mickoski dhe ta pyes si mund që përmes konfliktit të interesave, nga Qeveria e mentorit të tij Gruevski ka marrë tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentrale.


“Udhëheqja anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk mund të pajtohet me vullnetin e shumicës së qytetarëve që u përcaktuan për të ardhme në BE dhe NATO. Shumica dërmuese e deputetëve e ndjekin vullnetin e qytetarëve dhe në Kuvend filloi procesi që çon drejt integrimit në BE dhe NATO”, kumtojnë nga LSDM.

Në fund, LSDM-ja ju bën thirrje të gjithë deputetëve të mbetur të OBRM-PDUKM-së t’i braktisin politikat shkatërruese të Gruevskit dhe lojtarit të tij Mickoski dhe të japin përkrahje për procesin në Kuvend që, sipas LSDM-së, çon në fillimin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori