LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ekstradon drejt Italisë 42 vjeçarin nga Prizreni

Shqipëria ekstradon drejt Italisë 42 vjeçarin nga Prizreni

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas njofton se të martën me 23 tetor është ekstraduar në Itali një qytetar nga Prizreni.

Sipas njoftimit të lëshuar nga policia shqiptare, 42 vjeçari ishte arrestuar më datë 11 shtator.


Ai ishte dënuar nga Autoritetet Gjyqësore Itali me 4 vjet e 8 muaj burg për tri akuza.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.10.2018, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi A.K., vjeç 42, banues në Prizren Kosovë, i arrestuar me qëllim ekstradimi më datë 11.09.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Itali, e kanë dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”. Nenet 81, 609/b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian./Telegrafi/