LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të veprojnë lirshëm dhe të kundërshtojnë lojtarin anti-perëndimor Mickoski

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të veprojnë lirshëm dhe të kundërshtojnë lojtarin anti-perëndimor Mickoski

Nëpërmjet një kumtesë ka reaguar edhe LSDM-ja ndaj konferencës për shtyp të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

“Udhëheqja e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit sot edhe një herë treguan se me çdo kusht dëshirojnë ta bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend duhet të veprojnë lirshëm dhe të kundërshtojnë lojtarit partiak anti-perëndimor Mickoski dhe kryesisë anti-perëndimore të kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, të gjithë deputetët, duke përfshirë ato të OBRM-PDUKM-së kanë obligim para qytetarëve ta ndjekin vullnetin e mbi 80% të qytetarëve dhe të sigurojnë të ardhme në BE dhe NATO përmes pranimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.


Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet (Video)
Lexo po ashtu Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet (Video)

“Udhëheqja anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së në asnjë mënyrë nuk do ta ndalojë të ardhmen në BE dhe NATO. Maqedonia vazhdon në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE pa dallim se nuk i pëlqen Mickoskit dhe kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në fund të reagimit të partisë maqedonase në pushtet LSDM./Telegrafi/