Prishtina ka nevojë për transport publik prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve dhe autobusët e rinj nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, pasi disa nga operatorët privat të linjave të transportit në Prishtinë edhe sot kanë protestuar duke bllokuar rrugët e kryeqytetit.
Ahmeti tha se ankesa kryesore është pasi kanë ndërhyrë me autobus të rinj në disa pjesë të qytetit ku kompani private kanë pas profit, posaçërisht në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike).
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Disa nga operatorët privat të linjave të transportit publik në Prishtinë edhe sot po protestojnë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit. Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaçërisht në rrugën ‘Muharrem Fejza’ dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaçërisht në rrugën Muharrem Fejza dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Po ashtu transportuesi nga Makovci është ankuar që autobusi i Keqekollës po ja merr udhëtaret sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e ri. Kërkesë e kanë që autobusët e ri të tërhiqen nga Kalabria dhe nga Lagja e Spitalit sepse ata kanë pas autobusët e tyre të vjetër në këto linja.
- Trafiku Urban i ka lajmëruar nënkontraktorët disa here gjatë viteve të fundit se autobusët e ri do t’i zëvendësojnë të vjetrit.
- Kalabria dhe Lagja e Spitalit kanë bërë qindra kërkesa për transport publik. Ka shumë linja që kalojnë në disa pjesë në të njëjtat rrugë. Komuna e Prishtinës është pronare e linjave të transportit publik, dhe shërbimin për qytetarë e ka mbi interesin privat. Komuna vendos se ku janë nevojat për transport dhe ku do ti vendosë linjat dhe autobusët.
- Prishtina ka nevojë për 160 autobusë, dhe me ligjin për Kredinë e kemi kusht qe 80 të jenë nga sektori publik e 80 nga sektori privat. Ne kemi 51 në pronësi publike.
- Deri në janar do të tenderojmë linjat për sektorin privat dhe do të kenë kontratën e njëjtë të pagesës për kilometra sikurse edhe trafiku urban. Të hyrat nga biletat transferohen te komunat. Kontratat do të jenë 7 – 10 vjeçare por kompanitë duhet të investojnë në autobusë shumë më të ri se që I kanë sot. Do ta kemi një standard në krejt transportin publik. Do të shohim mundësinë e kontraktimit më të shpejtë me ato kompani që kanë ofruar transport të përgjegjshëm me vite në komunën tone.
I ftoj kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private.
Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Denoncimi i Radomiroviq, Policia po heton rastin e dyshuar për tentim vrasje në veri
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak