LAJMI I FUNDIT:

Milani për fitoren e dytë në Evropë, formacionet zyrtare

Milani për fitoren e dytë në Evropë, formacionet zyrtare

Njëra nga ndeshjet më interesant të xhiros së dytë në Ligën e Evropës do të zhvillohet në San Siro.

Gjiganti italian, Milan do të jetë nikoqir i kampionëve të shumëfishtë të Greqisë, Olympiacos.


Kuqezinjtë morën një fitore të mundimshme në xhiron e parë në udhëtim tek Dudelange.

Në anën tjetër, Olympiacos në ndeshjen e parë nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Betisit në shtëpi.

Për Milanin kjo është një ndeshje vendimtare, pasi fitorja do t’i largonte në pesë pikë larg Olympiacosit.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide që fillon nga ora 18:55.

Formacionet zyrtare:

Milan: Reina, Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez, Biglia, Bakayoko, Bonaventura, Suso, Castillejo, Higuain.

Olympiacos: Jose Sa, Koutris, Roderick, Cisse, Torosidis, Guilherme, Natcho, Fetfatzidis, Yaya Toure, Nahuel, Guerrero. /Telegrafi/