LAJMI I FUNDIT:

Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti

Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti

Niveli i shkatërrimit në qytetin indonezian të Palu-së pas tërmetit dhe cunamit të fuqishëm që e goditën të premten, po shfaqet gjithmonë e më qartë me kalimin e orëve.

Të paktën 832 janë tani vdekjet e konfirmuara, një bilanc që sërish nuk është ai përfundimtar e pritet të rritet ndjeshëm pasi ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zonat thellë, ku nuk kanë hyrë ende. Autoritetet kanë nisur t’i vendosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve. Me dhjetëra vetë mendohet të jenë ende të gjallë nën gërmadha.

Në Palu, punonjësit e ndërhyrjes se shpejte po presin mbërritjen e makinerive të rënda për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare.

Paslëkundjet e tokës që nuk kanë reshtur në zonë, e kanë vështirësuar së tepërmi punën e tyre duke ua shtuar edhe rrezikun. Linjat e komunikimit janë dëmtuar dhe prania aq e nevojshme e këtyre makinerive është e ulet, nuk kemi mjaftueshëm pajisje për numrin e madh të ndërtesave të shembura, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave natyrore.

Një paralajmërim për cunami u lëshua të premten pasi tërmetit me magnitude 7,5 sipas shkallës rihter. Lëkundjet e dhunshme të tokës u pasuan nga dallgë 6 metra të lartë që u përplasen me forcë në breg duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara. Presidenti indonezian Joko Widodo e vizitoi personalisht rajonin e prekur me kërkesën që përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të vazhdojnë pa reshtur ditë dhe natë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Botë
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Amerika
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Evropa
Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Botë
Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Botë
Kalo në kategori