LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Zaevi ndërton identitet të ri në Maqedoni

Stoilkovski: Zaevi ndërton identitet të ri në Maqedoni

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoikovski thotë se “qytetarët ia kthyen shpinën Zoran Zaevit. Qartësisht i thanë se nuk dëshirojnë që kjo të mos jetë festa e fundit ku me krenari do ta thonë emrin Republika e Maqedonisë. Ata i bënë me dije se dëshirojnë që emri Maqedoni t’ua lënë gjeneratave të ardhshme. Për këtë shkak nuk i erdhën në festën para Qeverisë”.

Sipsa Stoilkovski Zoran Zaevi nuk është i dinjitetshëm të organizojë festë për 8 shtatori përderisa i shet përfitimet e kësaj dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëlloj si festat për marrëveshjen, populli ia kthye shpinën Zaevi dhe nuk i beson gënjeshtrave të tij. Me marrëveshjen me Greqinë fshihet identiteti maqedonas. Me marrëveshjen Greqia në plan ndërkombëtar dëshiron që Maqedonia vet të ri-definojë maqedonasit”, thotë Naum Sotilkovski.


Ai shton se në pjesën e parë të tekstit nën “D” thuhet se termi Maqedoni dhe maqedonas e kanë domethënien e dhënë në nenin 7 të kësaj marrëveshje. Sipas zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së kjo është diktat i një shteti tjetër

“Marrëveshja bën dallime midis maqedonasve. Më e rëndësishme, maqedonasit nga të dyja anët e kufirit bëhen dy popuj krejtësisht të ndryshëm, ata matej kufirit do të kenë atribute të ndryshme nga maqedonasit e Republikës së Maqedonisë. Maqedonasit e dy anëve të kufirit do të kenë dy histori të ndryshme, kulturë dhe trashëgimi të ndryshme. Zaevi pranon që ta ndryshojë identitetin institucional, dhe kjo do të thotë mundësia që qytetari në mënyrë institucionale të identifikohet si maqedonas, Zaevi ia lë këtë Greqisë. Në Republikën e Maqedonisë Zaevi ndërton identitet të ri”, thotë zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori