LAJMI I FUNDIT:

Strootman, të hënën për testet mjekësore te Marseille

Strootman, të hënën për testet mjekësore te Marseille
Kevin Strootman (Foto: Getty Images)

Media të shumta italiane raportojnë se nesër (e hënë) Kevin Strootman do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Olympique Marseille.

Sipas njoftimeve, Roma ka arritur marrëveshje me klubin francez që ta shesë mesfushorin për 25 milionë euro plus bonuset.


Kevin Strootman (Foto: Getty Images)

Në një konferencë për media, trajneri Eusebio Di Francesco kishte konfirmuar se bisedimet janë në përparim e sipër ndërmjet dy klubeve.

Ndërsa tashmë bëhet e ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet Romës dhe Olympique Marseille, dhe lojtari do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Lajmet për Strootman
Lexo po ashtu Lajmet për Strootman

Sipas Il Tempo, marrëveshja ishte arritur teksa Strootman po stërvitej në Trigoria, ndërsa RMC Sport në Francë raporton se Roma e ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurosh plus tre milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në paraqitjen e lojtarit.

Kevin Strootman (Foto: Getty Images)

Mesfushori holandez do të qëndrojë të hënën në Marseille për ekzaminimet mjekësore, që do të thotë se nuk do të luajë kundër Atalantas në mbrëmje.

Strootman ka arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro për sezon (ai paguhet tre milionë euro te Roma). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori