LAJMI I FUNDIT:

Droni filmon fisin e izoluar në Amazonë, askush nuk e dinte që ekzistojnë (Foto/Video)

Droni filmon fisin e izoluar në Amazonë, askush nuk e dinte që ekzistojnë (Foto/Video)

Së fundmi janë publikuar në internet pamjet e filmuara me dron, që shfaqin fisin e izoluar në thellësi të Amazonës.

Pamjet i ka filmuar agjencia për çështje indigjene Funai, e cila njoftoi se videoja është realizuar gjatë një ekspedite kërkimore gjatë vitit të kaluar, me qëllim të vëzhgimit të komuniteteve të izoluara, transmeton Telegrafi.


Në video shihen anëtarët e këtij fisi duke ecur në nëpër një zonë të gjelbëruar në xhungël, si dhe një person në veçanti që mbante në dorë harkun dhe shigjetën.

Këtij fisi ende nuk po i dihet emri, por ata janë zbuluar në territorin Valos në Javari në jugperëndim të Amazonës, Brazil, kurse agjencia ka njoftuar se kishte përcjellë këtë fis për shumë vite, por asnjëherë deri më tani nuk ka arritur t’i fotografojë.

Kjo agjenci deri më tani ka regjistruar 107 fise të izoluara, kurse me shumicën prej tyre nuk ka pasur kontakt përpos që i ka fotografuar. /Telegrafi/