LAJMI I FUNDIT:

Soni rikthen vallëzimin “Gangnam Style”, edhe atë në një anije në Spanjë

Soni rikthen vallëzimin “Gangnam Style”, edhe atë në një anije në Spanjë
Soni Malaj (Foto: Instagram/Soni_Malaj)

Soni Malaj e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke valëlzuar në ritmet e hitit të madh, “Gangnam Style”.

Këngëtarja shqiptare shfaqet në një anije, ndërsa në bazë të lokacionit që ka treguar ndodhej në Barcelonë të Spanjës.

https://www.instagram.com/p/BmqLIBXHGMv


“Gangnam Style” është kënga e muzikantit jugkorean, Psy, e publikuar në vitin 2012, e cila u shndërrua në hit global.

Në dhjetor të atij viti, ajo u bë kënga e parë që arrinte një miliard shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Aktualisht, “Gangnam Style” numëron 3.2 miliardë shikime në YouTube, ndërsa në kohën kur ishte hit, në gjithë botën xhiroheshin video të ndryshme duke vallëzuar me ritmet e kësaj kënge.

Teksa, Soni është kujdesur për t’i rikujtuar fansat e saj në lidhje me këtë këngë, emri i të cilës rrjedh nga qarku Gangnam i Seulit.

Ndryshe, një nga projektet e realizuara së fundmi të Sonit, është bashkëpunimi me Jowell, “En la Intimidad”. /Telegrafi/