Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, anëtari i familjes Jashari në Prekaz, ka reaguar ndaj një postimi në Facebook të publicistit Nexhmedin Spahiu, përmes të cilit ky i fundit pretendon se datëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari është falsifikuar.
Bekim Jashari, që është djali i Hamzës, vëllait të komandantit legjendar Adem Jasharit, duke demantuar pretendimet e Spahiut, ka thënë se ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
“Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!
Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!
Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.
Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.
Ja postimi:
“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!
Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”.
Ndërkaq, unë po e sjell një dokument që ka emër e mbiemër, vulë të institucionit, ka shënime dhe të dhëna, që mund t’i shërbejnë “ideatorin e kombit kosovar”, për t’u bindur se “të hëngrit” e mashtrimeve të kujtdo qofshin ato, i takojnë atij që i injoron faktet, e që në vend të tyre, ushqehet me të pavërteta” (sic.), ka shkruar Jashari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi