LAJMI I FUNDIT:

Pasi mungon Ronaldo, këta janë pesë kundërshtarët e Messit për ‘Pichichi’

Pasi mungon Ronaldo, këta janë pesë kundërshtarët e Messit për ‘Pichichi’

La Liga është një nga ligat më të famshme dhe më konkurruese të futbollit në Evropë.

Real Madridi dhe Barcelona kanë dominuar këtë kampionat në vitet e fundit, por më mes disa herë është futur edhe Atletico Madridi.


Në dekadën e fundit, La Liga kishte të bënte me dy futbollistë legjendar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Këta dy janë futbollistët më të mirë në botë në këtë moment.

Që nga 2009/10, Lionel Messi ka fituar trofeun ‘Pichichi’ në pesë raste dhe Cristiano Ronaldo e ka fituar tri herë.

Vetëm Telmo Zarra e ka fituar gjashtë herë Pichichin, një herë më shumë se sa argjentinasi.

Me largimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, Messi pritet të dominojë ligën këtë sezon. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për 31-vjeçarin, pasi në La Liga ka disa sulmues që mund ta rrëmbejnë këtë çmim.

Më poshtë i gjeni pesë sulmuesit e La Ligas që mund të shënojnë më shumë gola se sa Lionel Messi në këtë sezon të La Ligas. /Telegrafi/

5.Rodrigo Moreno

Spanjolli ka shënuar 16 gola dhe ka ndihmuar në katër tjetër në 31 ndeshje të La Ligas sezonin e kaluar. Ai e përfundoi me 19 gola në të gjitha garat sezonin 2017/18.

4.Antoine Griezmann

27-vjeçari ka ka shënuar 19 gola në 30 ndeshje të La Ligas sezonin e kaluar. Ai ka bërë edhe nëntë asistime.

Sipas ekspertëve botëror ai është nja nga kandidatët kryesor për ‘Topin e Artë’.

3. Gareth Bale

Megjithëse ishte i lënduar uellsiani shënoi 16 gola në vetëm 20 ndeshje në La Liga.

2.Diego Costa

Me tre gola nga katër paraqitje, Costa ishte një nga lojtarët më të mirë të Spanjës në Kampionatin e Botëror 2018.

Ai mund të shënojë me lehtësi 30 gola në La Liga nëse e mbanë këtë formë.

1.Luis Suarez

Uruguai ka shënuar të paktën 25 gola në tre sezonet e fundit për Barcelonën në La Liga.

Një nga sulmuesit më të mëdhenj të brezit të tij, Luis Suarez ka ka shënuar 110 gola për Barcelonën në 130 paraqitje të La Ligës.

Ai ka shënuar 40 gola në La Liga gjatë sezonit 2015/16 ku edhe e fitoi Pichichin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori