LAJMI I FUNDIT:

‘Çështja Modric’ shtyn rikthimin e Interit drejt Rafinhas

‘Çështja Modric’ shtyn rikthimin e Interit drejt Rafinhas
Rafinha (Getty Images)

Real Madridi si duket nuk do të dorëzohet për Luka Modricin dhe kjo ka bërë që Interi të detyrohet t’i kërkojë sërish Barcelonës, Rafinhan, në huazim me drejt blerje.  

Modric është objektivi kryesor i Interit për afatin e verës, por teksa ditët po shkojnë rezistenca e Mbretërve nuk po zbehet.

Trajneri Luciano Spalletti konfirmoi se reprezentuesi i Kroacisë donte të bashkohej me Interin dhe ky fakt e mbushte me gëzim.


Por, sipas tij një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë, pasi Real Madridi akoma dëshiron të llogarisë në një lojtar të tillë të talentuar.

Modric po bllokohet nga Reali edhe përkundër dëshirës së tij për të luajtur te Interi (Getty Images)

Sipas mediumit italian SportMediaset, Interi do të kthehet në një alternativë tjetër dhe një fytyrë shumë mirë të njohur: Rafinha.

Rafinha shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit te Interi (Getty Images)

25-vjeçari brazilian kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit si huazim te Nerazzurrët dhe bëri ndikim të madh, duke siguruar edhe dy gola dhe tre asistime në 17 paraqitjet e Serie A.

Rafinha gjithashtu e bëri shumë të qartë se ai dëshironte ta bënte këtë veprim të përhershëm, por Barcelona refuzoi të ri-negociojë mundësinë e blerjes prej 40 milion eurosh.

Megjithatë, tani pas transferimit të Arthur Melos dhe Arturo Vidalit, Barcelona mund të diskutojë përsëri me skuadrën italiane për një huazim të mundshëm të Rafinhas, i cili ri-gjeti formën e tij te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori