LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e pa fat në penalti, eliminohet nga Fola Esch

Prishtina e pa fat në penalti, eliminohet nga Fola Esch

Prishtina është eliminuar pas ekzekutimit të penaltive nga Fola Esch, pasi dy ndeshjet e zhvilluara përfunduan pa gola, e ku nuk mjaftuan as intervenimet e jashtëzakonshme të portierit Visar Bekaj. 

Pjesa e parë kaloi me dominim të Prishtinës që plotësisht kontrolloi lojën.


Rasti më i mirë për Prishtinën në pjesën e parë erdhi në fund të këtij fraksioni, kur pas një kombinimi të mirë nga Meriton Korenica dhe Basit Khalid, ishte Korenica ai që u gjend në pozitë shënimi, por ishte i pa fat duke mos shënuar.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 dhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e matur nga dy skuadrat.

Deri në minutën e 60-të të dyja skuarat nuk rrezikuan, më pas Prishtina sulmoi edhe më shumë.

Një harkim i Armend Thaçit e vuri në pozitë shënimi sërish reprezentuesin e Kosovës U21, Meriton Korenica, i cili me kokë rrezikoi nga afërsia, por portieri mysafir ishte hero.

Ndeshja përfundoi pa gola dhe kështu sfida shkoi në vazhdime.

Me të filluar vazhdimet në lojë u inkuadrua Arbër Hoxha në vend të Alen Jasharovskit dhe pas një depërtimi fantastik të tij, Hoxha përballë portierit mysafir nuk arriti të shënonte duke mbetur kështu pa gol.

Në minutën e fundit të pjesës së parë të vazhdimeve, Korenica me një pasim maestral gjeti të lirë Khalidin, i cili nuk arriti të kontrollonte topin për t’u vënë në pozitë të mirë shënimi.

Në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve Prishtina humbi përqëndrimin dhe Fola me dy-tri goditje arriti të rrezikonte Visar Bekajn, i cili u shfaq heroik.

Krejt në fund Arbër Hoxha dhe Meriton Korenica nga afërsia patën mundësi të mbyllin dilemën, por fati i ndeshjes u vendos në penalti.

Në penalti ishte Dallku së pari i pagabueshëm, e më pas Visar Bekaj në mënyrë të shkëlqyer intervenoi për të gëzuar tifozët, teksa më pas edhe Korenica dhe Thaçi ishin të pagabueshëm nga pika e bardhë. Pefqeli më pas humbi penaltinë, kurse penaltinë e pestë si hero i vërtetë e ndali Visar Bekaj duke ngritur në këmbë tifozët në stadium. Arbër Hoxha u mendua ta realizonte penaltinë vendimtare, por portieri kundërshtar lexoi gjuajtjen e tij.
Edhe gjuajtjen e gjashtë Visar Bekaj e ndali sërish në mënyrë heroike, duke ia dhënë mundësinë Lorik Boshnjakut ta vulosë kualifikimin, por ai gjuajti mbi portë. As pas penaltisë së tretë të ndalur nga Bekaj, Prishtina nuk arriti kualifikimin.
Klein gjuajti penaltinë e shtatë që e lexoi Bekaj, por nuk arriti ta ndalte. Ahmet Haliti mori më pas përgjegjësinë duke e mbajtur Prishtinën në lojë me maturi.
Edhe penaltinë e tetë e realizuan mysafirët, kurse Arago e humbi penaltinë vendimtare duke bërë që Prishtina të eliminohej pas penaltive.

Me këtë humbje Prishtina eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Evropës duke humbur një mundësi historike, e ku tash Fola Esch luan ndaj Genkut të Edon Zhegrovës.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori