LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave (Foto)

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave (Foto)

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

Në ditën kur Komisioni Europian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Europës.


Aksioni simbolik u zhvillua te Newborni ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Europën, iu hoq zingjiri, me të cilin ishte rrethuar, nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Evropë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, deklaroi Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Liria e lëvizjes nuk është politikë, por është e drejtë qytetare dhe besojmë se BE do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, shtoi më tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori