LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK po përgatitet për ta ndalur keq qeverisjen

Hoti: LDK po përgatitet për ta ndalur keq qeverisjen

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij po përgatit strategjinë e veprimit për të ndalur keq qeverisjen.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sjellja e Grupit Parlamentar të LDK-së në seanca do të jetë e qartë dhe e vendosur.


Postimi i plotë i Hotit:

“Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem.

Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje.

Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe”(sic.), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/