LAJMI I FUNDIT:

Afërdita Dreshaj e pranon se ka kryer ndërhyrje në gjoks

Afërdita Dreshaj e pranon se ka kryer ndërhyrje në gjoks
Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj muajin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

https://www.instagram.com/p/BkqMfqSlBTI


Pas dasmës shumë të përfolur, çifti u nisën për në pushime në muajin e mjaltit, teksa si destinacion zgjodhën Karaibet.

Afërdita është shumë e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

https://www.instagram.com/p/BkvDd8oFBH5

Rrjeti social Instagram me aplikacionin më të ri që iu mundëson ndjekësve të bëjnë pyetje në drejtim të personazhit, është kthyer në trend së fundmi te figurat publike.

Dreshaj ua mundësojë fansave të saj që të bëjnë çfarëdo lloj pyetje lidhur me informacionet që duan të dinë.

Një prej tyre nuk ka nguruar, dhe e ka pyetur modelen e njohur nëse ka bërë ndërhyrje në gjoksin e saj, teksa edhe e ka uruar për martesën.

Përgjigja e Afërditës lidhur me pyetjen ka qenë e shkurtër duke thënë “Po”, ndërsa më pas e ka falënderuar për urimin për martesë. /Telegrafi/

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory