LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kanë ndryshuar rrethanat rreth referendumit për emrin

Mickoski: Kanë ndryshuar rrethanat rreth referendumit për emrin

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “magazin.mk” tha se partia e tij nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të votonte kundër ose të bojkotonte referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM ka një pozicion të cilin e ka deklaruar në lidhje me vetë referendumin, por në të njëjtën kohë shohim se si ndryshojnë rrethanat dhe ka shumë dilema për mënyrën se si do të veprojmë, çfarë do të bëjmë, le të mbetet këtu e abstenuar deri në marrjen e hapave tanë. Kanë ndryshuar rrethanat dhe shumë gjëra nuk janë përkufizuar, për shembull çfarë do të jetë pyetja, çfarë do të jetë referendumi, kur dhe nëse do të shpallet. Ne kemi një plan, kemi pikëpamje dhe kur të vijë koha, ne do të njoftojmë se si do të veprojmë”, thotë Miskovski.

Mickoski: Nëse referendumi ka sukses, do të votojmë për ndryshime kushtetuese
Lexo po ashtu Mickoski: Nëse referendumi ka sukses, do të votojmë për ndryshime kushtetuese

Ai përsëriti qëndrimin e partisë se është kundër “këtij akti kapitullues që fshin emrin Maqedoni, parashikon ndryshimin e Kushtetutës dhe kërkon seriozisht të ndryshojë identitetin dhe të heqë dorë nga të drejtat e pakicave maqedonase jashtë kufijve të Maqedonisë”


Mickoski në deklaratat e bëra më herët kishte deklaruar se në referendum do të votojë kundër. /Telegrafi/