LAJMI I FUNDIT:

“Ushtria gjermane, me mangësi në pajisje dhe personel ushtarak”

“Ushtria gjermane, me mangësi në pajisje dhe personel ushtarak”

Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të Gjermanisë, Ingo Gerhartz deklaroi se ka nevojë për ndërhyrje urgjente, për modernizimin e sistemit të armatimit.

Deklaratat ai i bëri të mërkurën në mbrëmje në Berlin, në një takim me rreth 200 industrialistë, oficerë ushtarakë dhe ligjvënës, ndërsa theksoi se situata aktuale është e papranueshme për një vend anëtar i NATO-s.


Gerhartz u emërua në këtë post vetëm muajin e kaluar dhe tha se gjatë një inspektimi të kryer në terren, vuri re se problematika të mëdha në bazat ushtarake dhe veçanërisht në armatimet në dispozicion.

“Aeroplanët janë jashtë funksioni për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit dhe më keq akoma, nuk janë as në terren, por në ofiçina riparimi. Nga një inspektim, u vu re se koha që merret për rregullimin e një avioni, është dy herë më e lartë se ajo parashikuar, duke e bërë këtë situatë të papranueshme”, deklaroi Gerhartz.

Deklaratat e Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore në Gjermani, vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raporteve të fundit nga ministria e mbrojtjes dhe avokati i popullit në parlamentin gjerman, që zbuluan zbrazëtira të konsiderueshme në pajisjet dhe personelin ushtarak. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori