LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thotë se në dialogun me Serbinë duhet të marrë pjesë me patjetër edhe opozita (Video)

Haxhiu thotë se në dialogun me Serbinë duhet të marrë pjesë me patjetër edhe opozita (Video)

Teuta Haxhiu, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë së duhet dialoguar me Serbinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet dialogun, dhe për ne nuk ka rëndësi kush e udhëheqë atë” ka thënë Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Deputetja e koalicionit qeveritar ka thënë se marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend me shumicën absolute të votave.

“Për ne me rëndësi është cila është marrëveshja, por ajo marrëveshje duhet t’i merr 2/3 e votave”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Sipas Haxhiut, të gjithë duhet të japin përgjegjësi në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

“Askush nuk mundet të vendosë më mbi parimet e shtetësisë”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar llogari nga të gjitha subjektet parlamentare.

“Kuvendi nuk duhet t’i ik përgjegjësisë, e as subjektet politike parlamentare”.

Deputetja e AAK-së, ka thënë se trupa që do të merr pjesë në dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë.

“Ekipa që do të udhëheq dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë, dhe duhet të ketë bekimin e Kuvendit”, ka deklaruar më tej Haxhiu duke shtuar se 60% e ekipës duhet t’i takojë opozitës.

“60% e ekipës që do të bisedojnë me Serbinë, duhet t’i takojnë opozitës”, ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu./Telegrafi/

https://youtu.be/DuEfaKjlmSU

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori